“Zë Që Sjell Ndryshim”

By Qendra Jonathan

Me mbështetjen e UNDP-së, në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush Të Mos Mbetet Pas/ Leave No One Behind” LNB2, i cili financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) patëm mundësi të zbatonim për 12 muaj projektin “Zë Që Sjell Ndryshim”, i cili synoi të fuqizonte prindërit e 40 fëmijëve me Aftësi të Kufizuara të grupmoshës 0-8 vjeç, në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve të tyre dhe për të advokuar në zbatimin e këtyre të drejtave në institucionet publike të kujdesit foshnjor, arsimit apo shërbime të tjera. Janë fuqizuar, mbështetur dhe informuar mbi të drejtat e fëmijëve të tyre dhe mënyrën se si ti kërkojnë ato 48 prindër të fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, duke bërë që projekti të përmbushë pritshmëritë e rezultatit të synuar. Përgjatë gjithë periudhës së projektit u regjistruan: 3 fëmijë në çerdhe, 18 fëmijë në kopshte dhe 12 fëmijë në shkolla publike. Gjithashtu prodhuam një nga produktet më të vlefshme të punës tonë ndër vite, Udhëzuesin për Prindërit, cili do të shërbejë si guidë informuese mbi Gjithëpërfshirjen e fëmijëve/ të rinjve me Aftësi të Kufizuara me të drejta të plota në shoqërinë shqiptare.

Related: