Ne Synojmë Që Çdo Individ Që Hyn Në Qendër Të Përqafoj Individualitetin Me Të Cilin Është Krijuar Dhe Të Përjetojë Dashurinë Pa Kushte Të Perëndisë!
Me Dashuri Bëjmë gjithçka me dashuri, duke u shërbyer më së pari atyre në nevojë dhe që lihen pas dore nga shoqëria.
Presim krahëhapur çdo fëmijë, çdo familje, çdo vullnetar apo partner pavarësisht nga tradita, prejardhja, ngjyra, raca apo gjinia.
Ne zhvillohemi individualisht në zonat tona të ekspertizës, mbajmë etikë të lartë pune dhe ndjekim proçese të standartizuara që nga takimi i parë me familjen, puna e përditshme me fëmijët, përqasja dhe bashkëpunimi me kolegët, vullnetarët, vizitorët, pjesëmarrja në projekte apo përqasja ndaj partnerëve
Guxojmë dhe sjellim risi sa i takon arritjeve të individëve me Sindromën Down dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.
Gjatë vitit 2024, ju kemi shërbyer mbi 330 familjeve me shërbime të ndryshme
Në 2023 vetëm 4.1% e buxhetit u vetëmbështet nga kontributet e prindërve dhe aktivitete ekonomike.
Ndërkaq në 2024 kjo shifër është rritur më shumë se 2.4 herë, duke shënuar 10%
Fëmijë dhe të rinj me nevoja të posaçme u trajtuan me shërbime të ndryshme
Te rinj te trajnuar per punesim
Prinder te fuqizuar permes trajnimeve