Qendra Jonathan

Së bashku me AKPA (Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive) në kuadër të Programit të Punëve Publike në Komunitet patëm mundësi të zbatonim për 12 muaj projektin për punësimin e të resë tonë, Amelias, në pozicionin e banakieres. Amelia pati mundësinë të merrte trajnimin e duhur për pozicionin e punës si kamariere dhe të punonte me kohë të pjesshme pranë ambienteve të Bar Kafe “te Xhoni”.

Në fund të projektit mami i Amelias u shpreh me fjalët “Dua të shpreh mirënjohjen time për mundësinë që i ofruat bijës time. Ju ia keni bërë jetën plot ngjyra dhe Amit i buzëqesh fytyra. Faleminderit që besuat në aftësitë e saj, për durimin dhe mbështetjen e vazhueshme! Faleminderit nga thellësia e zemrës”!