Shërbimet Tona

Ofrojmë për individët me nevoja të posaçme terapi të folure, terapi zhvillimi, terapi muzike, fizioterapi dhe kurse pavarësie. Ofrojmë për prindërit këshillim, trajnime dhe grupe mbështetje. Ofrojmë për komunitetin aktivitete sensibilizues.

Terapia e të folurit

Terapia e të folurit është një terapi, e cila ka si synim të saj përmirësimin dhe zhvillimin gjuhësor të fëmijëve apo të rriturve nëpërmjet lojërave dhe teknikave rehabilituese gjuhësore. Kjo terapi realizohet nga logopedi, i cili rehabiliton dhe trajton fëmijët nga pak muajsht deri te të rinjtë, të cilët kanë probleme gjuhësore nga shkaqe të lindura apo të fituara gjatë jetës. Logopedia realizon rehabilitimin e disa diagnozave si: Të folurit e personave/fëmijëve që nuk dëgjojnë; Të folurit e personave/fëmijëve me Sindromën Down; Të folurit te fëmijët me çrregullim të spektrit të autizmit; Të folurit tek personat fëmijët me epilepsi; Të folurit tek personat/femijet me paralizë faciale; Të folurit tek personat/fëmijët me vonesa gjuhësore; çrregullimet e gjuhës; çrregullimet e zërit; çrregullimet e kordave vokale; të folurit tek personat /fëmijët me ADHD; të folurit te personat/fëmijët me Tuberous Sclerosis; të folurit te personat/fëmijët me Encephalopaty; të folurit te personat/fëmijët me Sindromën Angel; te personat /fëmijët me Meningomyelocele, etj.

Terapia e zhvillimit

Terapia e Zhvillimit përfshin fëmijët dhe te rinjtë e grupmoshave të ndryshme dhe ka në fokus të aftësojë fëmijën në përmbushjen e potencialit kognitiv, emocional dhe të aftësimit për jetën.Terapia e zhvillimit dhe ajo okupacionale ndërhyn në fushat e mëposhtme: Aktivitete të jetës së përditëshme; Aftësimin për jetën; Edukim; Koha e lirë; Aftësitë motorike (globale dhe fine); Aftësitë kognitive; Aftësitë e komunikimit; Përmirësimin e ndërveprimit social, etj. Terapia e zhvillimit realizon rehabilitimin e disa diagnozave si psh. Sindroma Down, Vështirësi në të Folur, Çrregullime të Spektrit të Autizmit, Meningomyelocele, Tuberous Sclerosis, Epilepsi, Encephalopathy, Sindroma Angel etj.

Terapia e muzikës

Terapia e muzikës ështe një lloj terapie, e cila bazohet në përdorimin e muzikës për zhvillimin fizik, social-emocional, gjuhësor, kognitiv të fëmijëve, adoleshentëve dhe adultëve. Kjo terapi mund të zhvillohet individualisht (terapist-fëmijë/adult) dhe në grup (terapist-grup fëmijësh/adult). Terapisti i muzikës gjithashtu, aftëson fëmijët/adultët në mësimin e instrumentave muzikore dhe zhvillimin e tyre artistik. Terapia e muzikës realizon rehabilitimin e disa diagnozave si: Sindroma Down, Vështirësi në të Folur, Çrregullime të Spektrit të Autizmit, Meningomyelocele, Tuberous Sclerosis, Epilepsi, Encephalopathy, Sindroma Angel etj.

Fizioterapia

Fizioterapia përfshin ndërhyrje specifike tek fëmijët dhe te rinjtë, ku lëvizja dhe funksioni janë rrezikuar ose rrezikohen nga një sëmundje, paaftësi ose çrregullim. Nërhyrje të tilla janë dizenjuar dhe përshkruar për të zhvilluar, rikuperuar dhe mbajtur mirëqënien shëndetësore të individit. Fizioterapia është e zhvilluar në mënyre të tillë për t’u përshtatur me të gjitha sferat e shëndetit dhe mirëqenies, si: promovimi, parandalimi, rehabilitimi dhe përfshin faktorët fizik, psikologjik, emocional dhe social. Fizioterapia përfshin ndërveprimin e fizioterapistit me pacientin duke përfshirë familjen e tij/saj, kujdestarët dhe profesionistët e tjerë shëndetësor që janë pjesë e ekipit të mirëqenies së pacientit. Ne zhvillojmë një plan të personalizuar trajtimi që synon të përmirësojë aftësinë e çdo fëmije për të arritur potencialin e tyre. Terapia e përkohshme ose e përhershme ofrohet për foshnja deri në adoleshencë, në ambient të mbyllur ose të hapur. Ambienti i terapisë tonë plotëson nevojat për terapi të fëmijës tuaj duke ofruar nje atmosferë energjike dhe pozitive. Ne gjithashtu ofrojmë vlerësime për adoleshentët duke adresuar nevojat dhe kufizimet fizike me anë të një plani ndërhyrjeje. Ndihmojmë adoleshentët si mund të përfshihen në sporte apo aktivitete fizike që ata tregojnë interes.

Kurse Pavarësie

Realizimi i kurseve të pavarësisë ka si qëllim përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive të jetës së përditshme dhe autonomisë së të rinjve me diagnoza të ndryshme. Janë një ndihmë dhe mbështetje për të rinjtë drejt një jete të pavarur duke maksimizuar potencialin e tyre.

Këshillim për prindër

Shërbimi i këshillimit për prindërit, është një proçes profesional individual që ofrohet për nënat e baballarët apo edhe të dy prindërit njëkohësisht të fëmijëve që marrin shërbime në qendër. Ky shërbim ofron mbështetje, dëgjim dhe orientim profesional në lehtësimin e gjendjes psikologjike dhe emocionale të prindërve të fëmijës duke rritur funksionalitetin individual, cilësinë e marrëdhënies në çift si dhe atë të jetës familjare. Ky shërbim ofrohet nga psikologu dhe realizohet përmes takimeve individuale apo në çift.

Trajnime

Si një nga shtyllat kryesore të punës në qendrën Jonathan trajnimet janë shërbime të shumëllojshme që ofrohen për të rritur ndërgjegjësimin, përftimin e një aftësie të re, përditësuar njohuritë lidhur me çështje të ndryshme profesionale dhe organizacionale. Trajnimet ofrohen për tematika të ndryshme dedikuar stafit për të zhvilluar kapacitetin e tij professional në rritjen e cilësisë së shërbimit të dhënë fëmijëve, prindërve, familjeve dhe komunitetit më gjerë. Trajnimet ofrohen edhe dedikuar prindërve apo familjeve të fëmijëve që marrin shërbim në qendër për të rritur cilësinë e bashkëpunimit dhe efikasitetin e ndërhyrjeve të realizuara terapeutike te fëmijët/adoleshentët e të rinjtë. Trajnimet cilësore ofrohen nga profesionistë të përzgjedhur të fushës në tematikat e kërkuara.

Grupe Mbështetje për Prindërit

Grupe Mbështetje për Prindërit (Fokus Grupet) janë shërbime që ofrohen në formë grupi në qendër. Ato kanë qëllim mbështetjen socio-emocionale të prindërve, fuqizimin e tyre si dhe të mësuarit në grup për probleme/ zgjidhje të ndryshme të hasura në jetën e përditshme lidhur me vështirësitë në menaxhimin e sjelljeve të fëmijëve, menaxhimin e emocioneve, rritjen e një aftësie të fëmijës, menaxhimin e problematikave të përditshme që hasin prindërit me jetën familjare apo lidhur me fëmijën me aftësi ndryshe. Të mësuarit në grup, me mbështjetje profesionale është një nga mënyrat më efikase të ndarjes së informacionit si dhe me një kohë mjaft të shpejtë.

Aktivitete Sensibilizuese

Një nga qëllimet kryesore të qendrës Jonathan është sensibilizimi në shoqëri, pranimi dhe përqafimi i individëve me Aftësi Ndryshe. Ndër vite janë realizuar aktivitete të ndryshme me natyrë informuese dhe sensibilizuese si : Body Walk, Konferenca, Koncerte, Sfilatë me të rinjtë me Sindromën Down etj. Ne synojmë që çdo individ me nevoja të posaçme të marrë jo vetëm shërbimet që i nevojiten në zhvillimin e potencialeve të tyre por dhe të pranohen, integrohen dhe të përqafohen nga shoqëria.