Shëndeti dhe Zhvillimi

By Qendra Jonathan

A kanë individët me Sindromën Down probleme mjekësore? Disa probleme mjekësore janë të zakonshme tek individët me Sindromën Down.

 Këto përfshijnë:

-40-50% e fëmijëve me Sindromën Down lindin me problem në zemër dhe thuajse gjysma e tyre kanë nevojë për ndërhyrje në zemër.

 -Një numër i madh i fëmijëve me Sindromën Down kanë problem me dëgjimin dhe shikimin.

 -Çrregullim të gjendrave tiroide.

 -Sistem të dobët imunitar.

 -Probleme me frymëmarrjen, kollë dhe të ftohur më të shpeshtë.

 -Bllokim të rrugëve të tretjes.

 -Gjithësesi me metoda të avancuara mjekësore pjesa më e madhe e këtyre problemeve janë të kurueshme.

 -Gjithashtu, është e rëndësishme që të nënvizohet se disa individë me Sindromën Down nuk kanë fare probleme mjekësore.

 Metodat e avancuara të viteve të fundit kanë treguar se individët me Sindromën Down po jetojnë shumë më gjatë. Mesatarja e jatëgjatësisë së jetesës te njerëzit me Sindromën Down është 60-65 vjeç, por ka që jetojnë dhe më gjatë se aq.

 Si ndikon Sindroma Down në zhvillim?

Të gjithë fëmijët të diagnostikuar me Sindromën Down kanë disa çrregullime në të mësuar. Fëmijët me Sindromën Down mësojnë si të ecin e të flasin apo si të shkojnë në tualet, por në përgjithësi i mësojnë më vonë se bashkëmoshatarët e tyre. Programet e hershme, të cilat tani janë të përhapura në mbarë botën për fëmijët me Sindromën Down dhe çrregullimet në të mësuar, ndihmojnë në të gjithë fushat e zhvillimit të fëmijës. Këto programe përfshijnë terapinë e të folurit, fizioterapi si dhe programe mësimi për në shtëpi. Fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Down mundet dhe të vazhdojnë të mësojnë përgjatë jetës së tyre si pjesa tjetër e popullsisë. Me një kujdes të mirë mjekësor dhe nivelet e duhura të mbështetjes, njërëzit me Sindromën Down mund të bëjnë miq, të shkojnë në shkollë, mund të gjejnë një punë dhe ta vazhdojnë atë, dhe më e rëndësishmja mund të vendosin mbi jetën e tyre dhe të ardhmen.

 Sindroma Down, zhvillimi i fëmijës

Informacioni i mëposhtëm jep një plan përmbledhës mbi zhvillimin e zakonshëm të fëmijëve me Sindromën Down. Ashtu siç ndodh me të gjithë fëmijët me një zhvillim normal, edhe te fëmijët me Sindromën Down ka një variacion individual sipas moshës. Disa fëmijë kanë problem mjekësore shtesë, të cilat mund të ndikojnë në zhvillimin e ngadaltë të tyre. Gjithsesi të gjithë e vazhdojnë të zhvillohen nën ritmin e tyre personal.

Related: