Oreada Kita
Oreada përfundoi studimet universitare në vitin 1999 për Financë-Kontabilitet në Universitetin e Tiranës. Me pas ndoqi studimet 2-vjeçare në Qendrën për Drejtues të Krishterë në Tiranë ku edhe filloi punën e saj të parë në administrim, mësimdhënie dhe mentorim. Prej vitit 2005 deri në vitin 2014 punoi në Raiffeisen Bank Albania në sektorë të ndryshëm si Administrimi i Huasë apo Analizë dhe Menaxhim Projekti në nivele departamentesh, divizioni dhe korporate. Që prej vitit 2008 themeloi dhe drejton Qendrën Jonathan me synimin që komuniteti me nevoja të posaçme në Shqipëri, e veçanërisht ata me Sindromën Down të jetojnë me dinjitet dhe të arrijnë maksimumin e potencialit të tyre. Që prej vitit 2011 drejton me bashkëshortin e saj, Altinin, kishën ungjillore ICF Tirana si dhe një sërë projektesh dhe iniciativash në vend në pajisjen e drejtuesve të rinj për sukses.
Elvira Rajoo
Elvira Rama është anëtare e Bordit. Ajo është diplomuar në Universitetin Regent të Virgina në degën e Sipërmarrjes & Udhëheqësisë me Master në Udhëheqjen & Zhvillimin Organizativ. Elvira ka një eksperiencë të gjatë në punën me ekipe ndërkulturore në Lindje, Europën Lindore, Azinë Lindore & Jugore, Ishujt Paqësorë dhe Afrikën Lindore & Perëndimore. Ajo ka drejtuar ekipe operacionale, ka mbajtur pozicione drejtuese në Burime Njerëzore, ka punuar si këshilluese strategjike dhe aktualisht ka rol konsulente e lartë per Ndryshim & Zhvillim Organizativ Global në World Vision Ndërkombëtar. Aktualisht, Elvira mban pozicionin e udhëheqjes globale, të mësuarit dhe zhvillimit, Shërbimet Catholic Relief.
Jorid Spiecker është anëtare e Bordit. Lindur dhe rritur në Norvegji, e trajnuar në financë. Që prej vitit 1990 ka jetuar në Ballkan si misionare me Të rinjtë me një mision (YWAM). U Trajnua në Universitetin e Kombeve të YWAM: Shkolla e Misionit, Udhëheqësia, Shërbesa e Familjes dhe është Këshilluese Martesash e Çertifikuar. Jorid ka pasion mentorimin e grave dhe çifteve të reja. Bashkë me të shoqin drejtojnë Shërbesën e Familjeve për Shqipërinë të YWAM dhe janë pjesë e ekipit të Shërbesës me Familjet për Europën të YWAM.
Annette Maria Henriëtte Burgers Van Gorkum është anëtare e Bordit. Ajo ka lindur dhe është rritur në Holandë, ka studiuar në Akademinë e Arteve Pamore në Mastriht në disiplinat e vizatimit, pikturës dhe arteve mësimore. Nga viti 2005 deri në vitin 2009, së bashku me bashkëshortin e saj Pierre, ajo ishte aktive për organizatën holandeze: "Shpresë për Shqipërinë" në Shqipëri. Në atë kohë ajo u takua me Oreada Kitën dhe e dashuroi ëndrrën e Oreadës për të krijuar një qendër për fëmijët me Sindromën Down dhe Me një zemër për t'u kujdesur për njerëzit dhe duke punuar në organizata të ndryshme me orientim misionar, ajo është gjithashtu një bashkëthemeluese e Qendrës Jonathan.
Doni të jeni pjesë e skuadrës tonë?
Na dërgoni CV-në tuaj dhe Letrën e Motivimit në adresën tonë të emailit: