Qendra Jonathan

Ky botim u realizua nga “Jonathan Center” në kuadër të projekti “Teleterapia në Shqipëri”, me mbështetjen financiare të LevizAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC.

Terapia dhe nevoja për të këto kohë të fundit është bërë edhe më e madhe dhe domosdoshme. Duke qenë se jeta na ka ndryshuar kryekëput për shkakun e shumë stileve të jetesës si dhe pandemisë, të gjithë ne provuam se, nevojitet të ndryshojmë mjaft gjëra në mënyrën e përditshmërisë si jetojmë dhe marrim shërbime për nevojat tona. Ndaj edhe marrja e terapisë në formën elektronike, ose
ndryshe online, është bërë një realitet shumë më shumë se mund ta kishim imagjinuar më parë. Gjatë muajve Mars, Prill e Maj të gjithë e kthyem jetën tonë thuajse përmbys duke u përpjekur të kuptonim se çfarë po ndodhte, por edhe si mund të vijonim të jetonim duke kthyer shërbimet që më parë i merrnim brenda një mjedisi specifik në forma të tjera nga mjediset e vendndodhjes apo jetesës. Pikërisht, për këtë arsye, teleterapia u provua të ishte një formë e ofrimit të terapisë dhe shërbimeve terapeutike në kushte të jetesës në shtëpi dhe pamundësisë për ta marrë atë jashtë saj.

Ky udhëzues i Teleterapisë përmban parimet, rregullat dhe strukturën e organizimit të saj. Ai përpiqet t’ju vijë në ndihmë të gjithë ekspertëve, terapistëve dhe kolegëve të tjerë që mund dhe duhet ta ofrojnë punën e tyre në këtë mënyrë. Teleterapia iu ofrua fëmijëve, adoleshentëve dhe të rinjve me diagnoza të ndryshme si dhe prindërve të tyre.

Gjithashtu, ky udhëzues tregon suksesin e arritur dhe sigurinë e garancinë e vijueshmërisë së mbështetjes terapeutike në situata të vështira si kjo e pandemisë që vendi ynë e bota po jeton në shekullin e 21-të.

Ky udhëzues është punuar nga stafi i Qendrës Jonathan:

Artemisa Shehu (Profesor i Asociuar),
Irini Halili Tila (Terapiste të Folure),

Andi Ponoci (Terapist Muzike),
Klodiana Kule (Terapiste Zhvillimi),
Alma Ivanaj (Psikologe Këshillimi),

Anduel Boçi (Psikolog Këshillimi) dhe
Sanije Çoku (Punonjëse Sociale).

Gusht 2020