“I FIT IN”

By Qendra Jonathan

Me mbështetjen financiare të Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë dhe në partneritet me kompanitë vendase, zbatuam projektin I Fit In, një projekt, i cili pati si qëllim të krijojë një kulturë në kompanitë vendase dhe komunitetin shqiptar, në të cilën individët me Sindromën Down janë të aftë për t’u përshatatur në jetën e tyre të biznesit, mund të punojnë dhe të jenë qytetarë kontribues për komunitetet tona. Projekti u zbatua gjatë periudhës Shtator 2021-Prill 2023, duke siguruar punësimin e 18 personave me Sindromën Down në kompanitë vendase si: Mulliri Vjetër, Balfin Group, Raiffeisen Bank, Xheko Imperial, Rogner Hotel, trajnimin e Koordinatorëve të Individëve me Nevoja të Posaçme, për të lehtësuar proçesin e punësimit në kompani si dhe prodhimin e dy videove sensibilizuese për të promovuar punësimin e të rinjve me Sindromën Down në Shqipëri. Më poshtë, ju ftojmë të ndiqni disa momente me të rinjtë gjatë punës në kompanitë!

Related: