Falë grantit të fituar nga Global Down Syndrome Foundation patëm mundësinë të zbatonim për 9 muaj, Mars-Dhjetor 2022, projektin “My Voice Makes a Difference” në kuadër të programit Self Advocate Employment Initiative Grant. Projekti synoni punësimin e një të reje me Sindromën Down, Selmën, në pozicionin e Oficeres së Advokimit & Ndërgjegjësimit, e cila ngriti zërin e saj për komunitetin me Sindromën Down, ndihmoi në promovimin e potencialit të tyre dhe të rritjen e ndërgjegjësimin në institucionet publike e private, nëpërmjet të folurit dhe prezantimeve ndërgjegjësuese. Nga ky projekt u prodhuan 27 video sensibilizuese, të cilat promovuan rolin e qendrës për ndërhyrje, metodat dhë studimet më të fundit të vendosura në dispozicion të familjeve dhe komunitetit si dhe forcimin e platformës së financimit vet-mbështetës për shërbimet që qendra ofron ndaj komunitetit. Më poshtë do të ndiqni disa nga videot më të bukura të projektit të realizuara me Vetë-Advokuesen tonë Selmën!