Besohet se individët me Sindromën Down kanë ekzistuar gjithmonë. Gjithsesi jo deri në 1866 kur doktori anglez, John Langdon Down publikoi përshkrimin e kësaj gjendje, e cila më pas mori emrin e tij. Në 1959 profesor Jerome Lejeune provoi që Sindroma Down është një çrregullim kromozomik. Në vend të 46 kromozomeve që zakonisht duhet të jenë të pranishëm në çdo qelizë, dr. Lejun vuri re që tek individët me Sindromën Down ndodheshin 47 kromozome. Më vonë, u vendos se ky kromozom shtesë rezultonte me disa karakteristika fizike dhe gjendje ndryshe gjatë procesit të zhvillimit.