Qendra Jonathan

Disa probleme mjekësore janë të zakonshme tek individët me Sindromën Down.Këto përfshijnë:-40-50% e fëmijëve me Sindromën Down lindin me problem në zemër dhe thuajse gjysma e tyre kanë nevojë për ndërhyrje në zemër.-Një numër i madh i fëmijëve me Sindromën Down kanë problem me dëgjimin dhe shikimin.-Çrregullim të gjendrave tiroide.-Sistem të dobët imunitar.-Probleme me frymarrjen, kollë dhe të ftohur më të shpeshtë.-Bllokim të rrugëve të tretjes.Gjithësesi me metoda të avancuara mjekësore pjesa më e madhe e këtyre problemeve janë të kurueshme. Gjithashtu, është e rëndësishme që të nënvizohet se disa individë me Sindromën Down nuk kanë fare probleme mjekësore. Metodat e avancuara të viteve të fundit kanë treguar se individët me Sindromën Down po jetojnë shumë më gjatë. Mesatarja e jatëgjatësisë tek individët me Sindromën Down është 60-65 vjeç, por ka që jetojnë dhe më gjatë se kaq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *