Si ndikon Sindroma Down në zhvillim?

By Qendra Jonathan

Të gjithë fëmijët të diagnostikuar me Sindromën Down kanë disa çrregullime në të mësuar. Fëmijët me Sindromën Down mësojnë si të ecin e të flasin apo si të shkojnë në tualet, por në përgjithësi i mësojnë më vonë se bashkëmoshatarët e tyre. Programet e hershme, të cilat tani janë të përhapura në mbarë botën për fëmijët me Sindromën Down dhe çrregullimet në të mësuar, ndihmojnë në të gjithë fushat e zhvillimit të fëmijës. Këto programe përfshijnë terapinë e të folurit, fizioterapi si dhe programe mësimi për në shtëpi. Fëmijët dhe të rriturit me Sindromën Down, mundet dhe të vazhdojnë të mësojnë përgjatë jetës së tyre si pjesa tjetër e popullsisë. Me një kujdes të mirë mjekësor dhe nivelet e duhura të mbështetjes, individët me Sindromën Down mund të bëjnë miq, të shkojnë në shkollë, mund të gjejnë një punë dhe ta vazhdojnë atë, dhe më e rëndësishmja mund të vendosin mbi jetën e tyre dhe të ardhmen.

Related: