Oreada Kita

OREADA KITA

Themeluese & Drejtore Ekzekutive

Education & Training

Oreada përfundoi studimet universitare në vitin 1999 për Financë-Kontabilitet në Universitetin e Tiranës. Me pas ndoqi studimet 2-vjeçare në Qendrën për Drejtues të Krishterë në Tiranë ku edhe filloi punën e saj të parë në administrim, mësimdhënie dhe mentorim. Prej vitit 2005 deri në vitin 2014 punoi në Raiffeisen Bank Albania në sektorë të ndryshëm si Administrimi i Huasë apo Analizë dhe Menaxhim Projekti në nivele departamentesh, divizioni dhe korporate. Që prej vitit 2008 themeloi dhe drejton Qendrën Jonathan me synimin që komuniteti me nevoja të posaçme në Shqipëri, e veçanërisht ata me Sindromën Down të jetojnë me dinjitet dhe të arrijnë maksimumin e potencialit të tyre. Që prej vitit 2011 drejton me bashkëshortin e saj, Altinin, kishën ungjillore ICF Tirana si dhe një sërë projektesh dhe iniciativash në vend në pajisjen e drejtuesve të rinj për sukses.