Përfshihu

A je gati për të sjell një ndryshim të qëndrueshëm në komunitet? Zbulo mundësitë sesi mund të angazhohesh dhe të japësh kontributin tënd në Qendrën Jonathan, në përpjekjet për të ndihmuar dhe përmirësuar jetën e komunitetit me nevoja të posaçme.

Bashkohu me Misionin Tonë

Bëhu pjesë e ndryshimit duke dhuruar sot! Donacionet tuaja mbështesin programet terapeutike dhe trajnimet për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posaçme. Çdo kontribut, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së tyre dhe ndihmon në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Bashkohu si Vullnetar/ Praktikant

Në SNAP Atelier & Café

SNAP (Special Needs Albania Program) është sipërmarrja jonë më e re, e cila ofron mundësi për formimin profesional dhe punësimin e të rinjve me nevoja të posaçme. Si vullnetar në SNAP Atelier & Café, ju mund të kontribuoni në programet e trajnimit, zhvillimit dhe mbështetjes së të rinjve si dhe në rritjen e tyre profesionle dhe personale në pozicione të ndryshme pune si:

-Bar Kafe: Trajnim për Barist, Ndihmës Banakier, Kamarier, Ndihmës Kamarier, Mirëmbajtje etj.

-Atelier: Krijimi i kartolinave dhe produkteve të tjera të letrës nga të rinjtë me nevoja të posaçme.

Bashkohuni me ne në këtë sfidë të rëndësishme dhe ndihmoni të rinjtë të përparojnë dhe të fitojnë aftësi të reja!

Në Evente të Veçanta

- Night to Shine

Night to Shine është një përvojë e paharrueshme e mbrëmjes së maturës, e përqendruar në dashurinë e Perëndisë për individët me nevoja të posaçme të moshës 14 vjeç+. Ky event sponsorizohet nga Tim Tebow Foundation dhe vjen në Shqipëri nëpërmjet kishës lokale Icf Tirana në bashkëpunim me Jonathan Center dhe shumë partnerë lokal. Jemi shumë të privilegjuar të jemi pjesë e kësaj lëvizje mbarëbotërore në rritje, e cila i ka fillesat në vitin 2014 me organizimin e parë të këtij eventi magjik nga Tim Tebow Foundation dhe për herë të parë në Shqipëri, Tiranë, prej vitit 2016. Janë festuar dhe gëzuar mijëra të rinj me nevoja të posaçme dhe do të vazhdojnë të festohen për t'i kujtuar çdo individi dashurinë e Perëndisë për ta dhe sesa të çmuar janë në sytë e Tij.

Ju ftojmë të ndiqni Highlight-in e Night to Shine 2024

- 21 Marsi, Dita Botërore e Sindromës Down (DBSD)

Dita Botërore e Sindromës Down
21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down. Është zgjedhur pikërisht kjo datë nga ngjashmëria e numrave me trizominë 21 (21;3). Në këtë ditë, në shumë vende të botës organizohen aktivitete publike me qëllim sensibilizimin dhe informimin e komunitetit mbi Sindromën Down. Për herë të parë Shqipëria, nëpërmjet Qendrës Jonathan, u bë pjesë e këtyre festimeve në 21 Mars të vitit 2012.


Nëse dëshiron të suportosh në organizimin e Ditës Botërore të Sindromës Down më 21 Mars, ka disa mënyra:
1. Ndihmo në Organizimin e Aktivitetit/ Eventit: Bashkohu me ne për të përgatitur dhe organizuar aktivitetet dhe eventet në Qendrën Jonathan në 21 Mars, 2025. Mund të ndihmosh në planifikimin, komunikimin dhe koordinimin e detajeve. Të lutem na dërgo një email në adresën [email protected] duke specifikuar mundësitë, oraret dhe përgjegjësitë me të cilat ke dëshirë dhe mund të kontribuosh.

2. Ndihmo gjatë kohës që Ndodh Aktiviteti/ Eventi: Ofro kohën tënde për të ndihmuar gjatë aktiviteteve të organizuara në këtë ditë. Mund të jesh pjesë e ekipit që mbështet mysafirët dhe pjesëmarrësit nëpër aktivitete/stacione të ndryshme. Na dërgo një email në adresën tonë duke specifikuar dëshirën, mundësitë, kohën dhe nëse ke eksperienca të mëparshme në aktivitette me fëmijët/ të rinjë me Sindromën Down në: [email protected]

3. Ndihmo në Sensibilizimin dhe Informimin: Ndihmo në përhapjen e informacionit rreth Sindromës Down dhe kuptimit të saj në komunitet. Mund të ndihmosh në shpërndarjen e materialeve informuese, sesioneve edukative, ose duke ndarë përvojat dhe historitë e suksesit me të rinjtë me Sindromën Down nga mediat sociale të JC & SNAP.

4. Kontribuo nëpërmjet Kohës/Talenteve të tua: Përdorni aftësitë dhe pasionin tuaj për të krijuar materiale kreative dhe frymëzuese për të rritur ndërgjegjësimin për Sindromën Down. Krijoni video, postime për media sociale, ose artikuj blogu që të ndihmojnë në përhapjen e mesazhit tonë. Para se t'i publikoni, ju lutem ndajini ato me ne për një shqyrtim dhe për të vendosur së bashku për publikimin. Na dërgo punimet e tua në adresën:

 [email protected]

Çdo 21 Mars, Down Syndrome International lançon një temë, sipas të cilës orientohen dhe fokusohen aktivitetet dhe fushatat e organizuara. Në këtë 21 Mars tema ishte “Stop Stereotipeve” dhe fushata jonë, gjatë gjithë muajit Mars, u fokusua në prodhimin e disa videove me të rinjtë me Sindromën Down, ku prezantuam shembuj të ndryshëm stereotipesh mbi Sindromën Down dhe se si t’i Thyenim ato. Ju ftojmë të ndiqni disa prej tyre!


Vullnetar/ Praktikant që realizon praktikën e përditshme tek Jonathan Center

Duke aplikuar si vullnetar ose praktikant në Jonathan Center, ti do të përfitosh nga një përvojë e pasur dhe e frymëzuese në punën me fëmijët/të rinjtë me nevoja të posaçme, duke zhvilluar aftësi të reja si organizimi i aktiviteteve, komunikimi efektiv dhe mbështetje në një mjedis përkujdesës dhe inkurajues. Kontributi yt do të ndihmojë në ndërtimin e një komuniteti më gjithpëfshirës, duke promovuar ndërgjegjësimin dhe respektin për individët me nevoja të posaçme në shoqërinë tonë. Gjithashtu, ndihma jote do të ndikojë në rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Jonathan Center për të ofruar mbështetje dhe shpërndarje të njohurive dhe aftësive të nevojshme, duke sjellë një ndikim pozitiv në komunitetin lokal dhe më gjerë.
Apliko tani!

Apliko tani!