MISIONI YNË ËSHTË TË MBËSHTESIM INDIVIDËT ME NEVOJA TË POSAÇME

Me Fokus Të Veçantë Sindromën Down, Drejt Zhvillimit Maksimal Të Potencialit Të Tyre, Familjet E Tyre Drejt Mirërritjes Së Fëmijës Dhe Shoqërinë Drejt Gjithëpërfshirjes.


Vizioni Ynë

Ne Synojmë Që Çdo Individ Që Hyn Në Qendër Të Përqafoj Individualitetin Me Të Cilin Është Krijuar Dhe Të Përjetojë Dashurinë Pa Kushte Të Perëndisë!


Stili Ynë

Me Dashuri

Bëjmë gjithçka me dashuri, duke u shërbyer më së pari atyre në nevojë dhe që lihen pas dore nga shoqëria.

Gjithëpërfshirës

Presim krahëhapur çdo fëmijë, çdo familje, çdo vullnetar apo partner pavarësisht nga tradita, prejardhja, ngjyra, raca apo gjinia.

Ekselent

Ne zhvillohemi individualisht në zonat tona të ekspertizës, mbajmë etikë të lartë pune dhe ndjekim proçese të standartizuara që nga takimi i parë me familjen, puna e përditshme me fëmijët, përqasja dhe bashkëpunimi me kolegët, vullnetarët, vizitorët, pjesëmarrja në projekte apo përqasja ndaj partnerëve.

Inovator

Guxojmë dhe sjellim risi sa i takon arritjeve të individëve me Sindromën Down dhe ndërgjegjësimit të komunitetit.

Customers served! 0  Fëmijë dhe të rinj me nevoja të posaçme u trajtuan me shërbime të ndryshme
Customers served! 0  Orë pune nga të rinjtë me Sindromën Down
Customers served! 0  Prindër u trajnuan për Advokim

Ndikimi gjatë 2023

Gjatë vitit 2023, ju kemi shërbyer mbi 230 familjeve me shërbime të ndryshme.

Lançimi i SNAP Atelier & Café

Jemi të lumtur të ndajmë se, në përvjetorin tonë të 15-të, ne hapëm një location të dytë dhe themeluam qendrën SNAP (Special Needs Albania Program). Qendra synon të kthehet në një Sipërmarrje Sociale, e cila do të shërbejë si një qendër për formimin profesional dhe punësimin e të rinjve tanë me nevoja të posaçme, ndërsa ata rriten nga ndërhyrjet terapeutike.


Bar Kafe, ku të rinjtë me nevoja të posaçme do të trajnohen në pozicionet:

· Barist

· Shërbim ndaj klientit

· Mirëmbajtje 


Atelier, në prodhimin e kartolinave dhe produkteve të tjera të letrës nga të rinjtë me nevoja të posaçme. 

Evente Kyçe

Qendra Jonathan është Organizatë Jofitimprurëse, e regjistruar në vitin 2011 në Gjykatën e Tiranës dhe prej Dhjetorit të 2011 përfaqësuese zyrtare e Down Syndrome International në Shqipëri.

Ne zbulojmë ngjyrat e jetës fshehur pas një kromozomi shtesë!

Qendra Jonathan ofron shërbimet e saj përmes një stafi të mirëkualifikuar, por ka derën e hapur për këdo që do të kontribuojë vullnetarisht në përmbushjen e vizionit të saj.

Night To Shine

Night to Shine është një përvojë e paharrueshme e mbrëmjes së maturës, e përqendruar në dashurinë e Perëndisë për individët me nevoja të posaçme të moshës 14 vjeç+. Ky event sponsorizohet nga Tim Tebow Foundation dhe vjen në Shqipëri nëpërmjet kishës lokale Icf Tirana në bashkëpunim me Jonathan Center dhe shumë partnerë lokal. Jemi shumë të privilegjuar të jemi pjesë e kësaj lëvizje mbarëbotërore në rritje, e cila i ka fillesat në vitin 2014 me organizimin e parë të këtij eventi magjik nga Tim Tebow Foundation dhe për herë të parë në Shqipëri, Tiranë, prej vitit 2016. Janë festuar dhe gëzuar mijëra të rinj me nevoja të posaçme dhe do të vazhdojnë të festohen për t'i kujtuar çdo individi dashurinë e Perëndisë për ta dhe sesa të çmuar janë në sytë e Tij.

Dita Botërore e Sindromës Down

21 Marsi është Dita Botërore e Sindromës Down. Është zgjedhur pikërisht kjo datë nga ngjashmëria e numrave me trizominë 21 (21;3). Në këtë ditë, në shumë vende të botës organizohen aktivitete publike me qëllim sensibilizimin dhe informimin e komunitetit mbi Sindromën Down. Për herë të parë Shqipëria, nëpërmjet Qendrës Jonathan, u bë pjesë e këtyre festimeve në 21 Mars të vitit 2012.

Çdo 21 Mars, Down Syndrome International lançon një temë, sipas të cilës orientohen dhe fokusohen aktivitetet dhe fushatat e organizuara. Në këtë 21 Mars tema ishte “Stop Stereotipeve” dhe fushata jonë, gjatë gjithë muajit Mars, u fokusua në prodhimin e disa videove me të rinjtë me Sindromën Down, ku prezantuam shembuj të ndryshëm stereotipesh mbi Sindromën Down dhe se si t’i Thyenim ato.

Një stereotip është një grup idesh/ mendimesh që personat kanë ose krijojnë sesi diçka apo dikush është. Stereotipet mund të jenë pozitive, negative ose neutrale. Stereotipet shpesh mund të jenë të bazuara në informacione të kufizuara ose përvoja personale. Ato mund të përforcohen nga mënyra se si diçka përfaqësohet në media ose nga mesazhet kulturore. Pasi të formohet, një stereotip mund të jetë i vështirë për t’u ndryshuar.

Partnerët tanë ndër vite…