Qendra Jonathan

SNAP Atelier & Café është nisma jonë më e re, e cila do të ketë si synim ofrimin e shërbimeve të një kafeneje dhe atelier, duke përfshirë të rinjtë me nevoja të posaçme mbi 17 vjeç në trajnimin dhe përgatitjen e tyre drejt punësimit.SNAP (Special Needs Albanian Program) është një projekt i Jonathan Center, i financuar nga Bashkimi Europian, në kuadër të projektit “Përhapja e Ndërmarrjeve Sociale: formim profesional, puna dhe përfshirja”, dhe zbatuar nga Engim Albania, Qendra Murialdo Fier, Help Albania dhe Libera Contro le Mafie, e cila ka si qëllim nxitjen e zhvillimit të ndërmarrjeve sociale në Shqipëri në mënyrë të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse.

Jemi te lumtur te ndajme se, ne pervjetorin tone te 15-te, ne hapem nje location te dyte dhe themeluam qendren SNAP (Special Needs Albania Program). Qendra synon te kthehet në një Sipermarrje Sociale, e cila do të sherbeje si nje qendër per formimin profesional dhe punesimin e te rinjve tane me nevoja te posaçme, ndersa ata riten nga nderhyrjet terapeutike.

Bar Kafe

Të rinjte me nevoja të posaçme do të trajnohen ne pozicionet:

– Barist
– Shërbim ndaj klientit
– Mirëmbajtje

Atelier

Prodhimin e kartolinave dhe produkteve te tjera te letres nga te rintë me nevoja te posaçme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *