Qendra Jonathan

Përfshihu

A je gati për të sjell një ndryshim të qëndrueshëm në komunitet?
Zbulo mundësitë sesi mund të angazhohesh dhe të japësh kontributin tënd në Qendrën Jonathan,
në përpjekjet për të ndihmuar dhe përmirësuar jetën e komunitetit me nevoja të posaçme.

Bashkohu me Misionin Tonë

Bëhu pjesë e ndryshimit duke dhuruar sot! Donacionet tuaja mbështesin programet terapeutike dhe trajnimet për fëmijët dhe të rinjtë me nevoja të posaçme. Çdo kontribut, ka një ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së tyre dhe ndihmon në krijimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Bashkohu si Vullnetar/ Praktikant

Në Evente të Veçanta

Night to Shine

Night to Shine është një përvojë e paharrueshme e mbrëmjes së maturës, e përqendruar në dashurinë e Perëndisë për individët me nevoja të posaçme të moshës 14 vjeç+. Ky event sponsorizohet nga Tim Tebow Foundation dhe vjen në Shqipëri nëpërmjet kishës lokale Icf Tirana në bashkëpunim me Jonathan Center dhe shumë partnerë lokal. Jemi shumë të privilegjuar të jemi pjesë e kësaj lëvizje mbarëbotërore në rritje, e cila i ka fillesat në vitin 2014 me organizimin e parë të këtij eventi magjik nga Tim Tebow Foundation dhe për herë të parë në Shqipëri, Tiranë, prej vitit 2016. Janë festuar dhe gëzuar mijëra të rinj me nevoja të posaçme dhe do të vazhdojnë të festohen për t’i kujtuar çdo individi dashurinë e Perëndisë për ta dhe sesa të çmuar janë në sytë e Tij.

Vullnetar/ Praktikant që realizon praktikën e përditshme tek Jonathan Center

Duke aplikuar si vullnetar ose praktikant në Jonathan Center, ti do të përfitosh nga një përvojë e pasur dhe e frymëzuese në punën me fëmijët/të rinjtë me nevoja të posaçme, duke zhvilluar aftësi të reja si organizimi i aktiviteteve, komunikimi efektiv dhe mbështetje në një mjedis përkujdesës dhe inkurajues. Kontributi yt do të ndihmojë në ndërtimin e një komuniteti më gjithpëfshirës, duke promovuar ndërgjegjësimin dhe respektin për individët me nevoja të posaçme në shoqërinë tonë. Gjithashtu, ndihma jote do të ndikojë në rritjen dhe përmirësimin e kapaciteteve të Jonathan Center për të ofruar mbështetje dhe shpërndarje të njohurive dhe aftësive të nevojshme, duke sjellë një ndikim pozitiv në komunitetin lokal dhe më gjerë.
Apliko tani!

Apliko tani!