Që nga marsi i vitit 2025, kemi nisur udhëtimin tonë të fundit 12-mujor me Projektin HAP – Rrjeti për Aftësi dhe Punësim!
Projekti HAP synon të ndërtojë një rrjet që mbështet individët e papunë me nevoja të veçanta duke ofruar trajnim profesional, mentorim nga trajnerë pune të trajnuar dhe lidhje me punëdhënës që promovojnë përfshirjen sociale, duke arritur në fund rezultate të suksesshme punësimi në bashkitë e Tiranës dhe Shijakut.
Projekti krijon një trekëndësh bashkëpunimi midis:🔸 Të rinjve me nevoja të veçanta që kërkojnë punësim gjithëpërfshirës.🔸 Trajnerëve dhe mentorëve të punës që i udhëzojnë ata gjatë këtij procesi.🔸 Bizneseve që krijojnë mundësi punësimi dhe angazhohen për përfshirje.
📌 Projekti “HAP – Rrjeti për Aftësi dhe Punësim” , i zbatuar nga Qendra Jonathan në Shqipëri në partneritet me Special Needs Albania, kryhet në kuadër të projektit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” (EU4LMI) , i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga UNDP Albania, Shërbimi Publik Suedez i Punësimit dhe ADRF, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.


