Qendra Jonathan

Ndërhyrja e Hershme

Ndërhyrja e Hershme konsiston në një Vlerësim Multidisiplinar të kryer nga ekipi ynë i specializuar dhe në përpilimin e një Plani Individual Trajtimi (PIT), i cili dakordësohet me prindin dhe synon të trajtojë sfidat zhvillimore dhe të të nxënit që fëmija mund të ketë, duke përmirësuar aftësitë e tij në të mësuar, komunikim dhe ndërveprim social.