Prej Marsit 2025, kemi nisur rrugëtimin tonë më të ri 12-mujor, drejt projektit HAP – Rrjeti Hapësira për Aftësim dhe Punësim!
Projekti HAP synon të ndërtojë një rrjet që mbështet personat e papunë me nevoja të posaçme, duke ofruar trajnime profesionale, mentorim nga job coach të trajnuar dhe lidhje me punëdhënës që promovojnë përfshirjen sociale, për të arritur rezultate të suksesshme punësimi në bashkitë Tiranë dhe Shijak.
Projekti ndërton një trekëndësh bashkëpunimi mes:
Të rinjve me nevoja të posaçme që kërkojnë punësim gjithëpërfshirës.
Job coach-ëve dhe mentorëve që i shoqërojnë në këtë proces.
Bizneseve që krijojnë mundësi punësimi dhe angazhohen për gjithëpërfshirje.
Projekti “HAP – Rrjeti Hapësira për Aftësim dhe Punësim”, i zbatuar nga Qendra Jonathan në Shqipëri në partneritet me Special Needs Albania, zhvillohet në kuadër të projektit “BE për Përfshirjen në Tregun e Punës” (EU4LMI), i financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga UNDP Shqipëri, Zyra Publike Suedeze e Punësimit dhe ADRF, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive.
Histori Suksesi
Adi Sula
Mercedes-Benz
Joel Gërmënji
Neptun Albania
Elda Gjoni
Mercedes-Benz
Mario Çela
Mercedes-Benz