Trajnime për Pavarësi dhe Punësim
Grupet e Pavarësisë
Grupet e Pavarësisë konsistojnë në aktivitete të fokusuara për të rinj mbi 14 vjeç, me qëllim zhvillimin e aftësive jetësore dhe sociale, për t’u mundësuar atyre autonominë. Çdo individ kryen një vlerësim individual nga profesionistë përkatës, më pas ata hartojnë një plan mbështetës që përfshin aktivitete logopedike, fizioterapeutike dhe pavarësie.
Program Punësimi
Programi i Punësimit konsiston në ofrimin e mundësive të punësimit për të rinjtë me nevoja të posaçme mbi 17 vjeç, nëpërmjet trajnimeve profesionale dhe mbështetjes për integrimin në tregun e punës.