Oreada përfundoi studimet universitare në vitin 1999 për Financë-Kontabilitet në Universitetin e
Tiranës. Me pas ndoqi studimet 2-vjeçare në Qendrën për Drejtues të Krishterë në Tiranë ku
edhe filloi punën e saj të parë në administrim, mësimdhënie dhe mentorim. Prej vitit 2005 deri në
vitin 2014 punoi në Raiffeisen Bank Albania në sektorë të ndryshëm si Administrimi i Huasë apo
Analizë dhe Menaxhim Projekti në nivele departamentesh, divizioni dhe korporate. Që prej vitit
2008 themeloi dhe drejton Qendrën Jonathan me synimin që komuniteti me nevoja të posaçme
në Shqipëri, e veçanërisht ata me Sindromën Down të jetojnë me dinjitet dhe të arrijnë
maksimumin e potencialit të tyre. Që prej vitit 2011 drejton me bashkëshortin e saj, Altinin,
kishën ungjillore ICF Tirana si dhe një sërë projektesh dhe iniciativash në vend në pajisjen e
drejtuesve të rinj për sukses.