Shërbime për Prindërit
Këshillim për prindër
Shërbimi i këshillimit për prindërit, është një proçes profesional individual që ofrohet për nënat e baballarët apo edhe të dy prindërit njëkohësisht të fëmijëve që marrin shërbime në qendër. Ky shërbim ofron mbështetje, dëgjim dhe orientim profesional në lehtësimin e gjendjes psikologjike dhe emocionale të prindërve të fëmijës duke rritur funksionalitetin individual, cilësinë e marrëdhënies në çift si dhe atë të jetës familjare. Ky shërbim ofrohet nga psikologu dhe realizohet përmes takimeve individuale apo në çift.
Grupe Mbështetje për Prindërit
Grupet e Mbështetjes për Prindërit (Fokus Grupet) janë shërbime që ofrohen në qendër në formë grupi. Ato kanë qëllim mbështetjen socio-emocionale të prindërve, fuqizimin e tyre si dhe të mësuarit në grup për probleme/ zgjidhje të ndryshme të hasura në jetën e përditshme lidhur me vështirësitë në menaxhimin e sjelljeve të fëmijëve, menaxhimin e emocioneve, rritjen e një aftësie të fëmijës, menaxhimin e problematikave të përditshme që hasin prindërit me jetën familjare apo lidhur me fëmijën me aftësi ndryshe. Të mësuarit në grup, me mbështjetje profesionale është një nga mënyrat më efikase të ndarjes së informacionit si dhe me një kohë mjaft të shpejtë