Qendra Jonathan

Në bashkëpunim me Starfire Council of Greater Cincinnati, Qendra Jonathan zbatoi dy projekte të personalizuara për dy të rinj me nevoja të posaçme, gjatë periudhës mars – tetor 2025, me fokus përfshirjen sociale, zhvillimin personal dhe forcimin e vetëbesimit.

Ju ftojmë të ndiqni disa momente nga aktivitetet me Vanesën dhe Edmondin në fotot më poshtë ♥️

Vanesa - Art that Connects

Vanesa mori një rol udhëheqës në aktivitetin “Art that Connects”, ku drejtoi procesin krijues dhe mbështeti pjesëmarrësit e tjerë. Ajo shfaqi talentin e saj artistik, rriti vetëvlerësimin, forcoi aftësitë e komunikimit dhe përjetoi rritje të pavarësisë dhe përgjegjësisë, duke kontribuar në ndërtimin e një mjedisi komunitar bashkëpunues dhe mikpritës.

Edmondi - Book Club

Edmondi rriti ndjeshëm vetëbesimin duke marrë një rol aktiv në Book Club, ku kontribuoi si lexues dhe pjesëmarrës i angazhuar. Ai forcoi identitetin personal duke u fokusuar tek aftësitë dhe pasionet e tij, ndërtoi marrëdhënie të reja sociale dhe përmirësoi aftësitë e komunikimit, duke u ndjerë më i përfshirë dhe i vlerësuar në komunitet