21 Marsi është dita ndërkombëtare e Sindromës Down. Është zgjedhur pikërisht kjo datë nga ngjashmëria e numrave me trizominë 21 (21;3). Në këtë ditë, në shumë vende të botës organizohen aktivitete publike me qëllim sensibilizimin dhe informimin e komunitetit mbi Sindromën Down. Për herë të parë Shqipëria, nëpërmjet Qendrës Jonathan, u bë pjesë e këtyre festimeve në 21 Mars 2012.