Nga Janari 2026, kemi nisur zyrtarisht projektin “FOKUS – Fuqizimi i të rinjve për Orientim, Karrierë dhe Udhëzues Suksesi”, një projekt fitues në kuadër të Programit ReLOaD, i financuar nga Bashkia Tiranë dhe i zbatuar nga Qendra Jonathan në partneritet me Fondacionin “Shtegu i Shpresës”.
Projekti FOKUS po zbatohet gjatë periudhës Janar – Qershor 2026 dhe po mbështet 50 të rinj (18–29 vjeç) përmes mbështetjes psikologjike, mentorimit, zhvillimit të aftësive personale dhe profesionale, si dhe përgatitjes për tregun e punës.
Grupi i synuar përfshin:
•10 nëna beqare ose të mbijetuara të dhunës
•10 të rinj me nevoja të posaçme
•6 të rinj me konflikt të mëparshëm me ligjin
•24 të rinj që kërkojnë mbështetje psikologjike