Në Ditën Botërore
të Sindromës Down 2017, ne krijuam një platform, ku fëmijët dhe të rinjtë tanë
do të ndiqnin kurset e pavarësië, një ambjent të këndshëm brenda Qendrës sonë
ku prindërit mund të presin ndërkohë që fëmijët e tyre ndjekin terapitë dhe një
vend që kontribuon drejt ndërgjegjësimit të potencialit që individët me
Sindromën Down kanë. Kjo platformë quhet Bar ‘te Xhoni’ – shkurt për Xhonatan.
Kemi shpresuar që në të ardhmen, kjo kafene do të kthehet në një burim të
ardhurash për të sponsorizuar shërbimet falas që ne japim për fëmijët dhe të
rinjtë me Sindromën Down pranë Qendrës sonë dhe familjet e tyre.
Këtë vit
vendosëm që ta fuqizojmë kafenenë përmes projektit “Fuqizimi i Qendrës Jonathan
me mbështetje financiare përmes biznesit të vet social”, duke investuar më
shumë në cilësinë e shërbimeve të kafenesë, në promovimin e saj dhe duke e
ngritur në një nivel konkurues në treg. Ne synojmë që kjo kafene do të
promovojë vlerat e Organizatës sonë dhe do shtojë vlerë në shoqëri përmes
modelit të vet, si një shembull i mirë vet-mbështetjeje për Organizatat
Jofitimprurëse.
Jemi krenarë të
njoftojmë që ky projekt filloi implementimin e tij përmes
programit “EMBRACE – Modele Sipërmarrjeje që Ndërtojnë Marrdhënie dhe EKonomi
Krijuese”, zbatuar nga Partnerët Shqipëri dhe financuar nga Delegacioni i
Bashkimit Europian në Shqipëri.
Eja na vizitoni
‘te Xhoni’ brenda Qendrës sonë, në një rrugë strategjike të Tiranës, Rr. e
Kavajës, 200m sipër spitalit Gjerman.
Mireardhshi!