Sindromi Daun është një kusht
gjenetik që shkakton vonesë në zhvillimin motorik dhe intelektual të individit.
Sot në botë ai rezulton të ndodhë 1 në 691 lindje që jetojnë. Individët me këtë
sindromë kanë 47 kromozome në vend të 46 të tilla që ka një individ me zhvillim
tipik. Është sindromi kromozomik më i hasur i ndodhur. Ai nuk lidhet me racën,
kombësinë, fenë apo statusin socioekonomik. Fakti më i rëndësishëm që duhet
ditur rreth individëve me sindromin Daun, është se, ata janë më shumë të
ngjashëm me ne, se të ndryshëm prej nesh. Sindromi Daun diagnostikohet në
lindje ose herët pas saj. Fillimisht mund të bazohet në karakteristikat fizike
të pamjes së jashtme si plogështi e muskujve, një profil me reliev të zbutur të
fytyrës, fundet e syve të ngritura lart. Diagnoza mund të përcaktohet më mirë nga
një analizë kromozomike. Zakonisht ajo shkaktohet nga një gabim në ndarjen
qelizore gjatë konceptimit. Ende nuk dihet se përse ndodh dhe nuk lidhet me
diçka që nëna ka bërë gjatë shtatzanisë. Mendohej se rritej probabiliteti i
pësimit të saj me rritjen e moshës së nënës, megjithatë dihet se sot rreth 80 %
e fëmijëve me këtë sindromë janë të lindur nga nëna me një moshë jo më të madhe
se 35 vjeç.
Është shumë e rëndësishme të dihet
se ndërsa fëmijët e të rriturit me sindromin Daun përvojojnë vonesat
zhvillimore të tyre, nga ana tjetër ata kanë shumë talente dhe dhunti dhe duhet
të jemi po ne që t’i japim atyre mundësinë t’i zhvillojnë e përdorin ato.
Shumë fëmijë me sindromin Daun kanë
dëmtime të buta deri të moderuara të zhvillimit të tyre, por është shumë e rëndësishme
të theksohet se ata janë më shumë si fëmijët e tjerë se të ndryshëm prej tyre.
Shërbime ndërhyrjeje të hershme duhet t’u sigurohen atyre menjëherë pas
lindjes. Terapitë duhet të përfshijnë ato fizike, të të folurit dhe të
zhvillimit. Shumica e fëmijëve ndjekin shkollat normale më të afërta, disa në
klasa të rregullta, të tjerë klasa edukimi special. Disa fëmijë kanë nevoja
edhe më specifike dhe kërkojnë një program edhe më të specializuar.
Disa fëmijë me sindromin Daun pas
gjimnazit mund të vazhdojnë edhe më tej studimet e larta. Shumë të rritur me
Sindromin Daun janë të aftë të punojnë në komunitet, por disa kërkojnë një
mjedis më të strukturuar për një jetë më qetë.
Edhe pse
thuhet se, Personat me sindromin Daun nuk
mund të arrijnë qëllime normale në jetë, me mbështetjen e duhur, ata munden.
Shumica e individëve me sindromin Daun mësojnë të ecin dhe flasin, dhe shumë
prej tyre tashmë janë duke vazhduar shkollën normale, marrë provimet dhe jetuar
një jetë si gjithë te tjerët, ose gjysëm – të pavarur si të rritur.
Edhe pse thuhet se, Njerëzit me
sindromin Daun kanë të njëjtën paraqitje, Personat me sindromin Daun mund t’i
kenë të gjitha ose asnjërën prej tyre.
Një person me sindromin Daun mund të ngjajë më tepër me një të afërt të
familjes së tij biologjike, se me dikë
tjetër që ka po këtë sindromë.
Edhe pse thuhet se, Personat
me sindromin Daun janë gjithnjë të lumtur dhe shumë të dashur afektivisht, Ne të gjithë jemi unikë dhe njerëzit me
sindromin Daun nuk janë më të ndryshëm nga çdokush tjetër në karakteristikat e
tyre të personalitetit apo gjendjet e
luhatshme të humorit.